'Minuta Zero'/ Bënte tifo me Hollandën për shkak të lopëve hollandeze në Shqipëri!

21 Qershor, 15:14| Përditesimi: 21 Qershor, 15:23

  • Share

Një tifoz holandez ka treguar për Eljan Tanini nga studioja e Report Tv në Fan Zone në sheshin Skënderbej se si lindi pasioni i tij për Hollandën. Ai tregoi për 'Minuta Zero' një shkak disi të çuditshëm, pasi shtysë janë bërë lopët holandeze, shumë të famshme. 

'Unë me kënaqësi e tregoj. Çuni i tezes ishte me gjermanët. Unë isha me Holandën. Edhe më pyet tezja me kë je, me Holandën i thashë. Edhe unë me Holandën tha. Po pse mi teze i thashë? Po ata kanë lopët  e mira tha, ato na kanë shpëtuar. Ka një sens humori. Lidhje etimologjike e sportit me shpirtin është e çuditshme. Pastaj lidhja ime me Holandën, është edhe se një shoku im po shihte filmin ‘Prita’, unë qaja kur u vra partizani. I thashë me gjermanët je, po tha. I thashë jam me holandezët. Ishte ndeshja atë dite Gjermani-Holandë.

Për hatër të nipave të mij dhe mbesave që i kam me Holandën dhe Francën, dëshiroj barazim dhe jam veshur me të bardha. Holanda sipas meje nuk është në kulmin e vet, por është me lojtarë të shitur dhe emër të lartë në Angli dhe Spanjë. Shoh një Holandë shumë të pjekur dhe pragmatiste.

Shqipëria, e kam bërë një shkrim, në varësi të ndeshjes Kroaci Itali, nëse Kroacia fiton me Italinë ne fitojmë me Spanjën.'

Sot në mbrëmje luhet Holandë-Francë në ora 21:00, në sfidën e vlefshme për grupin D të kampionatit Europian.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?