Karim Benzema

Benzema - Deschamps një 'luftë e ftohtë', agjenti i sulmuesit: Ishte gati të luante në Botëror

27 Dhjetor 2022, 13:34| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 13:37

  • Share

Karim Benzema vendosi të tërhiqej nga kombëtarja e Francës në moshën 34-vjeçare. Pas dëmtimit para eventit, trajneri Deschamps nuk e pa të udhës ta mbante lojtarin në grup, me sulmuesin që u rikuperua dhe ishte gati për fazën e 1/8 dhe më tej.

Në lidhje me këtë situatë, agjenti i Benzema, Karim Djaziri bën me dije edhe nëpërmjet pamjeve nga vizitat pas dëmtimit, duke thënë se "Topi i Artë" ishte gati për të luajtur në Botëror.

"Benzema u rikuperua përpara fazën së 1/8, pse iu kërkua të largohej me shpejtësi nga grupi?", tha Djaziri në formë pyetjeje për Deschamps. Në lidhje me dëmtimin dhe videon e nxjerrë prej tij, agjenti thotë se pas konsultës në tre klinika gjendja e Benzema ishte optimale për të nisur një ndeshje nga stoli.

"Jam konsultuar me 3 specialistë dhe të gjithë konfirmuan diagnozën sipas së cilës Karim ishte rikuperuar të paktën për të qenë në stol dhe marrë më pas minuta", shkruan agjenti i Benzema.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?