Futbolli është i ‘mbretërve’. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë përmbysja madhështore në Champions League e Real Madrid në 1/8 kundër Paris SG. ‘Galaktikët’ pas humbjes 1-0 në Francë arritën që të fitonim 3-1 në ‘Bernabeu’ kundër sheikëve edhe pse fillimisht, Mbappe ashtu si në ‘Parc de Prince’, kaloi në avantazh Paris SG.
Protagonist absolut në këtë natë ‘yjesh’ ishte Benzema, i cili realizoi të tre golat, por i pari ishte vendimtar dhe erdhi pas një ndërhyrje që solli shumë kontestime ndaj Donnarumma-s. Për t’u evidentuar loja magjepsese edhe e Modric me Vinicius Junior, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për përmbysjen.
Ndërkohë nga ana tjetër zhgënjimi i madh për të distain vit rrdhazi mbërtheu Paris SG. Messi dhe Neymar nuk lanë asnjë shenjë në fushë, ndërsa për t’u përgëzuar ishte vetëm Mbappe, i cili edhe u duatrokit nga tifozët vendas në stadium.
Mirëpo eliminimi nuk është përtypur me kaq, pasi presidenti i Paris SG, Al-Khealifi si dhe drejtori Leonardo, kanë shkuar të kërcënojnë arbitrat pas ndeshjes. Mirëpo sipas gazetës ‘Marca’ një punonjës i Real Madrid i ka filmuar dhe presidenti i francezëve e ka kërcënuar se do ta vrasë. Gjithsesi mësohet se video ka përfunduar në UEFA dhe arbitrat kanë përfshirë në raportin e tyre dhunën.
Sakaq ndeshja tjetër mes Manchester City-t dhe Sporting Libonës ka përfunduar 0-0, por anglezët kanë kaluar më tej për shkak të fitores 0-5 në Portugali.