Benzema dhe Gallardo

Benzema 'luftë të ftohtë' me Al Ittihad, sulmuesi largohet nga stërvitja

7 Shkurt, 16:09| Përditesimi: 7 Shkurt, 16:10

  • Share

Karim Benzema nuk është pritur "mbi dafina" në Arabinë Saudite. Pas më shumë se shtatë muajve me Al Ittihad, sulmuesi francez ka vijuar sërish me polemikat ndaj klubit, duke u larguar nga stërvitja.

Në trajnimin e së hënës, Benzema nuk e ka mbyllur stërvitjen, kjo pasi iu kërkua nga trajneri Marcello Gallardo që të stërvitej individualisht. Kaq ka mjaftuar që "Topi i Artë" të lërë gjithçka në mes dhe të largohet.

Sipas Marca, Benzema bëri disa stërvitje individuale me arabët, kjo për shkak se disa javë më parë u largua për tre ditë dhe u vonua në kthim për shkak të një stuhie që kishte përfshirë ishullin ku po pushonte.

Fakt është se shumë futbollistë kanë mbetur të pakënaqur në Arabinë Saudite, me Chelsea, Arsenal dhe klube të tjera në Evropë që janë duke monitoruar situatën e ish-bomberit të Real Madrid, për një rikthim të mundshëm në Kontinentin e Vjetër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?