Kronikë

Benzi 100 mijë euro që mori dhuratë ish-missi Trejsi Sejdini i kalon Policisë

6 Janar, 12:38| Përditesimi: 6 Janar, 12:43

  • Share

Një nga makinat lukzose nga ato të konfiskuara që pritet ti kalohen policisë së shtetit është dhe ajo që përkiste ish-missit shqiptar, Trejsi Sejdini.

Bëhët fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.

Automjet i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë.

Makina u sekuestrua në shtator të vitit 2019, për të cilën sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Kjo e fundit deklaroi se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje. Makina ishte në zotërim të Leonard Dukës, një personazh i njohur i botës së krimit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pak ditë më parë bëri me dije se mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalonin Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mes makinave të sekuestruara dhe të pashitura ishte edhe benzi luksoz. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/01/2024 01:38

    Praktike e njohur ne bote.Kur i thane Rooseveltit qe makina luksoze qe i kishte kaluar per sherbim Shtepise se Bardhe,i ishte konfiskuar Al Capones,kishte thene perafersisht qe shpresonte qe Al Capone te mos e kishte problem nje gje te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?