Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.
Një automjet tip 'Benz' me targa AA 285 VK në të cilin udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi pranë një biznesi aty pranë. Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Denis Dedgjonaj 24 vjeç nga Lezha si dhe i plagos rëndë pasagjeri Ndue Pjetri.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, teksa nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për aksidentin tragjik.
Ky është aksidenti i dyte që ndodh në harkon kohor të 2 ditëve me bilanc 1 të vdekur dhe 3 të plagosur.
Mjeti tip 'Benz' që doli nga rruga
Ky është Denis Dedgjonaj, 24 vjeçari nga Lezha i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë aksidentit të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.
Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe pasagjeri Ndue Pjetri.
Një automjet tip 'Benz' me targa AA 285 VK në të cilin udhëtonin këto dy persona doli nga rruga dhe përfundoi pranë një biznesi aty pranë.
Lajmi kryesor:
E dielë 'e zezë', 6 aksidente, humbin jetën 4 persona! Makina përplaset me minibusin në Elbasan, plagosen 7 qytetarë, ndërron jetë një tjetër
k.m.//ReportTv.al
Ngushullime familjes ku eshte policia pse nuk zbaton rregullin e karantines nga ora 20 e 30 deri ne oren 6.00?
PërgjigjuPse o shofer cfaj ka policia polici asht me te ndeshku kur te shofin nrrug polici asht me te ndeshku kur then rregullin. Ai sasht jasht shpis tande qe tw thote mos dil se je ne karantin. Ngushellime familjes
Ca ti boj polici mer.ky mund te ket leje si biznes.per raste emergjente ose sa ka dal nga shpija e komen derras ne gaz.per dijeni rregullin e karantines e zbaton populli.policia esht me te keput gjoben po doli noi qe nuk e zbaton.po kjo sdo me then qe patrulla duhet me qen se sben ngjit me shpin e personit qe del me thy karantinen