Belsh- Një veturë është përfshirë nga flakët në rrethana e shkaqe të panjohura në udhëtim e sipër, teksa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.
Një autoveturë tip “Benz” ku udhëtonin 5 anëtarë të një familjeje, u përfshi nga flakët. Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërsa u dogjën përveç mjetit edhe disa shkurre, të cilat rrezikonin shtëpitë afër rrugës.
Menjëherë forcat e zjarrfikëse të Bashkise Belsh, në bashkëpunim me policinë bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po hetohet për shkaqet e zjarrit.
Komente
