Aksident rrugor (Foto ilustruese)

Kronikë

'Benzi' përplaset pranë tunelit të Tiranë-Elbasan, lëndohet rëndë drejtuesi i automjetit

25 Shtator 2018, 15:10| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 16:12

  • Share

Një aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan. Makina tip "Benz" me targa AA 822 RI, me drejtuar Olsi Meka lindur dhe banues në Devoll, është aksidentuar në afërsi të tunelit të Krrabës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Olsi Meka.

Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që kanë mundur të nxjerin të dëmtuarin Meka nga makina, dhe ta transportojnë atë në drejtim të Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku është duke marrë ndihmën mjekësore.

Sipas policisë së Tiranës, vendi i aksidentit është një nga kthesat, para se të hysh në tunelin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan, vend në të cilat janë aksidentuar dhe shumë udhëtarë të tjerë. Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprime të mëtejshme, për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti, që solli dëmtimin e rëndë të drejtuesit të mjetit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?