Beograd/ Delegacioni i SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi pritet me muzikë (VIDEO)

23 Shtator 2020, 13:37| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 14:54

  • Share

Me në sfond këngën ‘Sweet Home Alabama’ dhe me fytyra tejet të qeshura e mbyllën ditën e dytë të turit të tyre në Serbi, delegacioni amerikan, i cili vetëm 1 ditë më parë ishte larguar nga Prishtina.

Pas marrëveshjeve të nënshkruara të dyja palët dukeshin të lumtura, por pamjet të cilat u shpëndanë nga i Dërguari special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duket shumë larg nga atmosfera që u pa në takimet e mbajtura në Prishtinë.

I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar një video ku shfaqet krah Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me anëtarët e delegacionit amerikan dhe serb duke darkuar nën tingujt e muzikës mbi një anije në Danub. 

Delegacioni i SHBA  u takua me zyrtarët serbë ku ata premtuan mbështetjen e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Përfaqësuesi special i SHBA Richard Grenell, së bashku me drejtorin e Korporatës Financiare të Zhvillimit (DFC) Adam Boehler, morën pjesë në një takim  me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministren Ana Brnabic.

Takimi erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij muaji në Uashington DC.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?