E kërkonte për krime lufte, Beogradi i kërkon shpjegim Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së

15 Gusht, 17:19| Përditesimi: 15 Gusht, 17:22

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi se Beogradi kërkon shpjegim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me ikjen e Blerim Ramadanit, i cili ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase në bazë të një fletarrestimi të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Daçiq e cilësoi si “skandaloz” ikjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.

“Ai është pjesëtar i UÇK-së, i cili ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë, të cilin Serbia po e kërkon në mënyrë që të përballet me gjyq”, tha Daçiq, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte arrestuar muajin e kaluar nga autoritetet maqedonase në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në bazë të fletarrestimit të lëshuar nga Serbia.


Lajmi kryesor:

Ishte në arrest shtëpie në Shkup, arratiset ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani! Serbia e kërkon për krime lufte


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?