Në 30 qytete të Serbisë, studentë e qytetarë zhvilluan një ditë më parë protesta, duke kërkuar nga autoritetet shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në lidhje me këtë situatë në vendin fqinj, analistja Ardita Behluili tha ‘Sot Live në Shqipëri’ se populli është i pakënaqur nga qeverisja e presidentit Aleksandër Vuçiç.
“Protestat e studentëve e kanë përfshirë 30 qytete në Serbi, si një dëshmi e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Vuçiç. Kërkesa e tyre kryesore është për zgjedhje të parakoshme. Protestuesit po denoncojnë jo vetëm manipulimin e zgjedhjeve të fundit, por kërkojnë edhe një reflektim mbi instituiconet për presionin që u bëhet mediave në Serbi dhe centralizimin e pushtetit”, tha Ardita Behluli.
Më tej anailstja thekson se nëpërmjet këtyre protestave ata kërkojnë kthimin e pluralizmit politik dhe rikthimin e funksionalizimit të institucioneve në vend.
“Këto protesta vijnë në një moment të ndjeshëm jo vetëm për Serbinë por edhe të gjithë rajonin. Nëse nuk plotësohen kërkesat e studentëve dhe nuk kemi një ujdi për zgjedhjet mund të kemi edhe një ngërç poltik. Deri më tani nuk kemi ende një reagim nga Vuiçiç, megjithëse ai e ka thënë më parë se është gati të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Nëse do të kemi një presion ndërkombëtar Vuçiç do të shkojë patjetër drejt zgjedhjeve të parakoshme. Serbia është në një krizë të brendshme dhe nuk dihet se si do të jetë fati i saj”, shtoi Behluli.
Në fund analistja theksoi protestat mund të shtrihen edhe në qytete të tjera të Serbisë.
“Studentët janë të palëkundër, protestat do të shtrihen edhe në qytete të tjera të Serbisë. Lëvizja studentore do të vazhdojnë me protesta. Gjithmonë e më shumë studentëve po u bashkohet shoqëria civile me përkrahje publike”, përfundoi analistja.
Komente
