Serbia ditë zie për terroristët, Rama: E papranueshme, po i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur! Aleatët të veprojnë sot, nesër vonë! Prishtina asnjë hap pa ndërkombëtarët

26 Shtator 2023, 14:01| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 00:00

  • Share

TIRANË- Sinjal të keq e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, vendimin e qeverisë së Serbisë për të shpallur 27 shtatorin ditë zie për 3 terroristët serbët të vrarë nga policia e Kosovës, pasi këta të fundit vranë efektivin Afrim Bunjaku.

Në një shënim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se në vend që Serbia të hapte një hetim serioz për anëtarët e këtij grupi kriminal, si dhe për lidhjet e tyre me trafikun e armëve, Beogradi më këtë shpallje zie po i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur. Për kryeministrin Rama, kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike!

‘Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur! Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike!'- shkruan Rama.

Rama bën thirrje që Serbia tashmë duhet ta ndajë qartë dhe presë mendjen nëse do të jetë me Europën e shekullit të XXI apo me hijen e vetvetes të fundit të shekullit të XX. Sipas kryeministrit Rama, ky është momenti kur BE dhe SHBA duhet të ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do t’i japin fund përshkallëzimit të situatës në Kosovë.

'Ky është momenti që Serbia duhet ta ndajë qartë dhe prerë mendjen nëse do të jetë me Europën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX; me vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian e të komunitetit euro-atlantik apo me fantazmat dhe me krimet e të shkuarës së saj të palavdishme të viteve ‘90; me të nesërmen europiane të fëmijëve të saj të pafajshëm apo me të djeshmen e fajshme të nacionalizmit vrasës e vetëvrasës! Ky është momenti kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, i cili ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme qysh prej vitit 1999 apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! Kjo e dyta sot është krejt e pakëshillueshme, por nesër mund të bëhet krejt e pajustifikueshme, sepse nesër mund të jetë vonë edhe për të parën!'- shkruan Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama ka një apel për aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor, duke i kërkuar që të veprojnë tani dhe mos ta lënë për nesër. Po ashtu sipas Ramës ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë nëse do vazhdojë pa aleatët, apo do veprojë në mirëkuptim me ta.

'Prandaj apeli i Shqipërisë për miqtë e mëdhenj e aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor është: Veprimin e sotëm, mos e lini për nesër! Ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euro-atlantik, për të arritur qëllimin më madhor në histori pas fitores së luftës e shpalljes së pavarësisë, njohjen përfundimtare si shtet anëtar i këtij komuniteti! Të gjitha rrugët e tjera përveç kësaj të dytës janë rrugë iluzionesh me përfundime të dhimbshme, të cilat e largojnë Kosovën nga qëllimi madhor, e zbrazin atë nga shpirti i ardhmërisë dhe e kthejnë në mënyrën më absurde peng të paqes në mes të Europës, pasi ka dalë fitimtare nga lufta për t’u bërë një vend i lirë europian.’- shkruan Rama.

Një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë (24 shtator) ndërsa 3 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me një grup serbësh prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit. Policia arriti të rimerrte kontrollin në orët e mbrëmjes së 24 shtatorit, ndërsa vrau 3 sulmues, dhe arrestoi 6 të tjerë, 2 prej tyre të plagosur. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal. Vuçiç e mohon e thotë se shkaktar është Albin Kurti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/09/2023 02:20

    E pse te duket e papranueshme qe serbet shpallen dite zie?! Ne te fundit jane shtetas te tyre dhe u vrane per nje ideologji qe e sponsorizon dhe e perkrah vete shteti serb.Cfare prisje ti qe t'i mallkonin e t'i denonin per kete akt?! Sa ju drejtove Serbise ne pergjithesi duke i kujtuar ne cilin shekull jane e me c'mendesi shekulli veprojne,do te ishte me mire t'ju ishe drejtuar me nje mesazh atyre forcave te shoqerise serbe qe jane realiste qe e kane kuptuar qe nuk ka me kthim prapa,qe Kosova shtet i lire e i pavarur eshte fakt e nuk ka per te ndryshuar,qe koha e Serbise qe bente te fortin ne territoret e sllaveve te jugut e pak me gjere ne Ballkan ka perfunduar bashke me enderrat e per te ringjallur domenet e Stefan Dushanit e Karagjeorgjeviceve.Keto forca qe sot jane te pakta e ndoshta pa force e pa ze jane ato qe duhet t'ju drejtoheshe,qe mund te ndryshojne nje dite te ardhmen e drejtimin e Serbise,jo Vucicit,Dacicit e shokeve te tyre.

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/09/2023 18:56

    Nuk èshtè shumè larg nè tè kaluarèn, kur Edi pèrjetonte "muajin e mjaltit" me "Sandrin". Na lumturuan tè dy, me tezga gabi nè formè ballkonesh tè hapura, ku pèr shqiptarèt, dilte vetèm NOC RROKU dhe pèrçarja kombètare. Tani, "Sandri" na doli ALAKSANDER dhe zog Millosheviçi. Janè reflekset e bojaxhinjve tè viteve 90, qè akoma nuk kanè dalè nga ato pardesytè bezhè, edhe pse sot vishen allafrènga dhe me atlete. Z.kryeministèr. Thirrjet tuaja drejtuar dègjuesve imagjinarè nè perèndim, janè vetèm pèr pèrdorim tè brendshèm, asgjè tjetèr. Vazhdo "cicmicet me Saliun" dhe lutu qè ta mbajè Zoti gjallè edhe ca, dhe shpètoni njèri tjetrin. Tè tjerat pastaj, politikèn kombètare dhe koordinimin e nevojshèm pèr tè mirèn e shqiptarève, kjo nuk ka qènè dhe nuk èshtè prioriteti juaj, tè mè ndjeni. Kush do Shqipèrinè dhe shqiptarèt, nuk rrethohet nga ministra hajdutè qè popullojnè burgjet tona ose presin vendimet e gjykatave.

    Përgjigju
  • Latif: 26/09/2023 18:40

    Heshtje ore te humbur! Po flet Rama qe ja beri 8 me 2 Rusise si Enveri Hrushovit. Bravo zoti KM! Ku shperndahen sufllaqet ?

    Përgjigju
    • Suflaqexhiu,: 26/09/2023 20:44

      Latif te lumte goja se me nderove, hajde mor tu befsha se me ngelen suflaqet pa shitur edhe sot dobet fare, se nja katra-pese suflallupsa e kane lavderuar deri tani ate PsykoMadherin .

  • Adi: 26/09/2023 17:00

    Ti je rrugaç Ramo, ti je pjesë e kësaj me Vucicin, vëllain......kush ka dyshimet?

    Përgjigju
    • Shkelzeni: 26/09/2023 17:46

      Adi ti qe fshihesh pas emrit je serb 100% ose rus i qelbur se edhe nga mënyra si shkruan duket qe ske lidhje me shqipen por fajin e kane që nuk te sinjalizojnë në shërbimin informativ të shtetit nëpërmjet kodit imei.

  • Shkodra: 26/09/2023 15:30

    Ato dronet bajraktar pse nuk i provut a punojn o albin ?? Ti kishit shkrir te gjith

    Përgjigju
  • Qobani: 26/09/2023 15:29

    Na të cilët kemi lindun njerëz dhe synojm të mbetun Njeri,ma mir na bjen ta rrespektojm ligjin e nanës Natyr,nji her lindum,marohemi,nrrojm jetë,grat me kunor jan shum të qmushme,kto jan gjuetare të sakta na e rritin numrin e kopes,puntë e mrenshme ju takojn grave,ato kujdesën për kuletën e burrit,e përmisojn ekonomin,burrit i takojn puntë e jashtme,i urtë si gomari i but si kinxhi ta shërojm NJERZIMIN

    Përgjigju
  • EDI RAMA….neveri: 26/09/2023 15:13

    RAMA ky “pacifist” fshati qe vetem e vetem tu duket djale i mire ca burokratrve euriopian po lejon Greqine te marre jugun e shqiperise dhe e ka bere lemsh politiken e Kosoves. Pse nuk e mbyll me mire ate kamare prej intelektuali te viteve 90???? Na je neveritur. Po te kishte opozite ne Shqiperi ti as minister kulture nuk do ishe.

    Përgjigju
    • Fiqtë: 26/09/2023 18:25

      Ik merr komardare e fishkur

  • Kanani: 26/09/2023 14:33

    Pra ndersa demaskon me forcen e fjaleve dhe instrumentave te tjere (psh llogje Kavaje), therret me cartje te ndajne mendjen...Serbia me vrases e vetvrases (??), BE dhe SHBA alarmin demokratik mos e e lene per neser dhe Kosoves, bir bir, jo me koke te vet por te jete ne 'harmoni' me angazhimin e pamjaftueshem (??) te birbove alla McGonigal! Nuk i punokan mire kandelet...

    Përgjigju
    • Lui: 26/09/2023 19:58

      O Kanan Tafili, prej idioteve si ty qe kujtojne se e fitojne luften vetem ne kemi perfunduar sa nje gjysmagjel. Pa nderkombetaret ti dhe ne bashke me ty i hame mune Serbise. Prandaj i mire apo i keq, Rama po thote qe duhet te kemi mbeshtetje nga nderkombetaret.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?