Kosova & Rajoni

Beograd/Sulmi ndaj ambasadës së Malit të Zi, reagon SHBA-ja, Vuçiç anulon vizitën në Podgoricë

4 Janar 2020, 12:29| Përditesimi: 4 Janar 2020, 16:46

  • Share

Pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke përmes një postimi në Twitter ka dënuar sulmin ndaj ambasadës i ka bërë thirrje palëvepër dialog.

"Jam e tronditur nga pamjet e përdhosjes së flamurit. Sulmi ndaj ambasadës malazeze është absolutisht i papranueshëm. Dallimet e mendimeve duhet të adresohen përmes dialogut, jo dhunës dhe vandalizmit”, tha Rising Reinke.

Ndërkohë dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mirënjohur, akademikë dhe figura të kulturës në Ballkan, i janë bashkuar një peticioni online, duke paralajmëruar për “kërcënim të paqes” së rajonit nga ana e Beogradit, pas reagimeve për miratimin e ligjit për liritë fetare miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi. 

Në mesin e 120 nënshkruesve të “Apelit kundër Kërcënimeve të Beogradit ndaj paqes në Malin e Zi dhe rajon”, gjenden ish-presidentë të Kroacisë dhe Sllovenisë, ish-liderë jugosllavë, tre ligjvënës serbë dhe dhjetra gazetarë.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç, e quajti ngjarjen një sulm jo civilizues dhe u shpreh i befasuar për qëndrimin e autoriteteve serbe për aktin e djegies e flamurit kombëtar të Malit të Zi.

Nga ana e tij Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk është për t'u krenuar me djegien përmes mjeteve piroteknike të flamurit malazez, por se ambasada nuk u kërcënua, dhe askush nuk u përpoq të hynte në të. Gjithashtu ai vendosi të anulonte vizitën private të planifikuar në Malin e Zi, pas mosmarrëveshjeve të lindura mes dy shteteve fqinjë lidhur me ligjin e feve.

“Vendosa të mos shkoj dhe me këtë vendim, u pajtua edhe patriarku serb, Irinej”,  ka thënë ai. Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi me rastin e Krishtlindjes Ortodokse që festohet në 7 janar.

Me qindra mbështetës të kishës ortodokse serbe e mësynë edhe në 28 dhjetor ndërtesën e ambasadës malazeze, drejt të cilës hodhën flakadanë, vezë si dhe përsëritën slogane përmes të cilave kërkonin që ambasadori i Malit të Zi në vend të shpallej persona non grata. Ata gjithashtu gjatë marrshimit hodhën parrulla të tilla si 'Kosova është zemra e Serbisë'.

Situata midis dy shteteve ballkanike u përshkallëzua pas vendimit të Parlamentit për të kaluar një ligj për komunitetet fetare. Sipas komunitetit serb në Mal të Zi dhe zyrtarëve në Beograd, me këtë ligj Podgorica synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse.

Kisha Ortodokse serbe pretendon se përmes miratimit të ligjit për komunitete fetare, autoritetet malazeze mund të konfiskojnë pronat e saj.

Para pak ditësh pjestarët e sigurimit të Kuvendit të Malit të Zi në orët e vona të natës nxorrën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi që bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare. Ata më pas me furgonë policie janë dërguar në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë.

Paraprakisht deputetët serb shkaktuan incidente në sallën e Kuvendit, duke 'pushtuar' foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentime për përplasje fizike. Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99-ës. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?