'Beqaj është hajdut se e ka vendosur Prokuroria', Nallbati debat me Spiropalin: Retorikë politike, nuk jeni prokuror! 'Është aq hajdut sa vodhi dhe faturat e restorantit'

14 Nëntor, 11:19| Përditesimi: 14 Nëntor, 11:55

  • Share

Deputeti Bledjon Nallbati dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali debatuan në seancën e sotme teksa demokrati quajti hajdut Ilir Beqajn. Spiropali i bëri thirrje disa herë Nallbatit ti përmbahet procedurës.

'Nallbati: Kolegia e shqetësuar se diskutimet nuk i shërbejnë qytetarëve. Transparenca ndaj vjedhjeve i shërben qytetarëve. Ky është misioni ynë. Na thatë nëse është Beqaj hajdut e vendos prokuroria. Ai është hajdut se e ka vendosur prokuroria.

Spiropali: Kjo nuk është për procedurë. Janë akuza dhe fyerje.

Nallbati: Mos më ndërprite fjalën. A ka mundësi të më lësh të përfundoj fjalën. Ça e ke këtë huq? Beqaj është hajdut dhe nuk ka lidhje me të qenit 2 metrosh, e keni huq. Është aq shumë hajdut, jo vetëm që

Spiropali: Nuk keni të drejtë nga vendi. Mos abuzoni me tolerancën për të marrë fjalën.

Nallbati: Ti nuk e di ku do dalë unë. Është aq shumë hajdut.

Spiropali: Mbyllje mikrofonin. Është kjo retorikë politike që ka bjerrur besimin e qytetarëve tek deputetët. Përmbajuni procedurës.

Bardhi: Lëreni të flas. Më shumë flet ti se deputetët.

Nallbati: Moj zonjë kur është puna për procedurë jeni shumë të shqetësuar. Ne na shqetëson vjedhja. Është aq shumë hajdut jo vetëm që vodhi miliona, vodhi miliona e eurove të taksapaguesve europianë. Vodhi dhe faturat e restorantit.

Spiropali: Zoti Nallbati nuk jeni prokuror.

Nallbati: Po më ndërhyn kot.'


Lajmi kryesor:

Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?