Ish-ministri Ilir Beqaj ka kërkuar në sallën e gjyqit pushimin e menjëhershëm të çështjes penale ndaj tij dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares paraprake Enkeleda Davidhi.Beqaj është shprehur më tëj se kësaj dosje nuk duhen t'i referohen si e "Ilir Beqajt dhe të tjerët", ndërsa ka theksuar se synon pafajësinë dhe se kjo është anormale. Ish-ministri ka thënë po ashtu se vendimi i datës 23 janar 2025 përmban të dhëna dhe informacione të rreme, dhe se procedimi penal ndaj tij nuk duhej të kishte nisur
"Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponentët e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale. E dyta, i referohen dosjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale.
Së treti, e kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të Dhomës së Avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë. Unë i kam parë edhe komentet e Maks Haxhiajt për SPAK-un. Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?
Vendimi i datës 23.1.25 përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen. Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i kodit penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di," është shprehur Beqaj.

Në deklaratën e tij përpara trupit gjykues, Beqaj është shprehur se procesi ndaj tij është i padrejtë dhe i pambështetur në prova konkrete.
“Unë duhet të mbrohem për vjedhje dhe ndërkohë nuk ka asnjë shifër. Si mund të ngrihet një akuzë për dëm ekonomik pa asnjë provë financiare?”, u shpreh ai.
Ai kujtoi se çështja për të cilën po gjykohet është hetuar më parë dhe është mbyllur nga prokuroria.
“Kjo çështje është gjë e gjykuar. Në vitin 2016, prokurori Endrit Bimi vendosi pushimin e saj. Ky procedim nuk duhej të niste fare.”-tha Beqaj.
Nga ana tjetër Beqaj kundërshtoi gjithashtu mënyrën se si emërtohet dosja.
“Çfarë është ky emërtim ‘Ilir Beqaj dhe të tjerët’? Këta ‘të tjerët’ i bie sikur janë këtu prej meje. Kjo është tendencioze.”-tha Beqaj.
Më tej, ai vuri në pikëpyetje logjikën e përdorur nga gjykata në arsyetimin paraprak të vendimit.
“Sipas gjyqtares Davidhi, unë jam ‘koka e krimit’ sepse jam informatician. Nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me çështjen.”-tha Beqaj.
Në përfundim, Beqaj i kërkoi trupës gjykuese që të shqyrtojë menjëherë ligjshmërinë e procesit dhe të deklarojë të pavlefshëm vendimin e gjykatës paraprake.
“Kërkoj ta pushoni menjëherë çështjen dhe pavlefshmërinë e vendimit të gjyqtares Davidhi.”-është shprehur Beqaj.
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Shëndetësis. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.
Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit Klodian Rjepaj.
Rjepaj në fjalën e tij para gjykatës deklaroi se çështja është paragjykuar ndër vite dhe se sipas tij, nuk është lejuar të debatohet në mënyrë profesionale.
“Paragjykimi për këtë çështje është shumë i madh. Deri më sot çdo vendim gjykate ka treguar paragjykim ndaj kësaj çështjeje. Nga ana mediatike, sterilizimi është bërë si thesi bosh i miellit, që sa herë e shkund nxjerr tym”, tha Rjepaj.
Ai ndër të tjera, ai pretendon se “projekti i Sterilizimit është një devijim nga projekti i vërtetë. Është devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. Nuk ekziston projekti i Sterilizimit”.
"Ne jemi këtu për një procedurë, që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike.
Paragjykimi për këtë çështje është shumë i madh. Deri më sot çdo vendim gjykate ka treguar paragjykim ndaj kësaj çështjeje. Nga ana mediatike, sterilizimi është bërë si thesi bosh i miellit, që sa herë e shkund nxjerr tym.
Në respekt të kirurgëve dhe stafeve mjekësore, që janë ndihmuar nga ky shërbim duhet bërë një debat i mirëfilltë. Kisha shkruar me shkrim dore sot, por më ra një shishe ujë mbi letra dhe u shpërnda boja.
Projekti i Sterilizimit është një devijim nga projekti i vërtetë. Është devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit.
Nuk është gjykuar deri sot që akt-padia e bërë nga “Nisma Thurje” është e rreme, mbi fakte të pavërteta."-ka thënë Rrjepaj
Komente