Beqaj në pranga/ Gazetarja Keti Banushi: Përdorte telefonin e shoferit për të folur me Kurtulajn! Softa: Tregon se drejtësia funksionon

4 Korrik, 18:53| Përditesimi: 4 Korrik, 19:53

  • Share

Mëngjesin e sotëm u bë e mundur arrestimi i Ilir Beqajt, ish ministrit të Shëndetësisë në akuzë për 3 vepra penale pas abuzimit me fondet e BE-së, si kryetar i SASPAC.

Për këtë ngjarje treguan më shumë në ‘Studio Live’ gazetarja Keti Banushi dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa. Banushi thekson se janë kryer kontrolle edhe në banesën e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve nga agjentët e BKH-së disa muaj më parë.

'Kjo është një hetim që ka nisur kryesisht. Zoti Beqaj nën hetim për sterilizimin. Nuk ishte marrë i pandehur. SPAK kishte marrë persona të tjerë në hetim. Nisur kryesisht, nuk ka patur kallëzim mirëfilli. Ndërsa vinte jepte sqarime në SPAK për sterilizimin ishte jo prokurori që e kishte vënë në hetim për detyrën aktuale që kishte. Në muajin dhjetor pas disa hetimeve është vënë kontroll tek banesa e Beqajt. Bëhej fjalë për detyrën që kishte si drejtues i SASPAC. Kemi një kontroll banese, që është bërë Beqajt dhe bashkëpunëtorëve në dhjetor 2023. Janë sekuestruar telefona që bindën prokurorëve që ka skemë abuzimi. Bëhet fjalë për tendera fiktivë ku çdo gjë ishte paracaktuar.'

Më tej ajo shton akuzat për abuzimet me fatura fiktive si dhe për darkën tek lokal Gzona në Kalanë  e Tiranës.

'Abuzime me fatura fiktive. Për një aktivitet është tenderuar nga ministria turizmi dhe SASPAC, për vlerën 500 milion lekë, dhe nga ku aktivitet është bërë një darkë, tek Gzona që ka kushtuar 40 milion lekë. Akuzë tjetër është fshehja e pasurisë. Lokali Gzona nuk ishte deklaruar që nga 2020 duke deklaruar nuk kam më aksione. Interesante është pjesa e makinës, që e shoqëronte në SPAK mori gjobë, megjithëse ishte e Beqajt, ishte në emrin e Ermal Kurtulajt. Një person që ruante interesat e Beqajt tek Gzona dhe SASPAC. Kemi 3 akuza, korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shkelje dhe pabarazi për tendera. Gjatë ditës së sotme janë bërë kontrolle banesash. Pasi prokuroria thotë që dyshohet se është më i gjerë rrjeti i personave të përfshirë. Kontrolle mbi 14 objekte banesa. Sekuestruar 47 mijë euro, 700 mijë lekë.'

Softa thekson faktin se Beqaj ka përfituar nga njohjet edhe për të pasur përqindje në lokalin tek Kalaja e Tiranës, teksa abuzon me fondet e BE-së.

'Ky arrestim tregon se drejtësia funksionon. Me metoda proaktive është punuar ndaj kësaj dosje e cila rezultoi me këtë arrestim ku ka abuzim me fondet e BE. Ka pasur fatura fiktive dhe 3 akuza korrupsion fshehja e pasurisë dhe mashtrimi. Hetimet mund të shtrihen që nga momenti që ka pasur të gjitha funksionet. Që kur ka qenë drejtues i sigurimeve shoqërore. Dhe tek pjesa e ministrit të shëndetësisë dhe tek fondet e BE-së. Është sulmuar disa herë për korrupsion dhe është ndërprerë mandati dhe ka marrë funksione. Është mik i kryeministrit shqiptar.

Arrestimi është këmbanë për forcë politike që e ka investuar. I takon dhe vetë europianëve që kanë financuar këto fonde të kontrollojnë dhe ata për fonde. ka disa rasate të abuzimit të fondeve të BE-së.  Duhet goditja e korrupsionit dhe njerëzve. Flitet për një dakë 41 milion lekë, çfarë shumash bëhet fjalë. Dhe ky lokal është brenda kalasë. Kush i ka dhënë këto lokale, i ka dhënë bashkia e Tiranës. Nuk ka kala të ketë lokale brenda. Nëse themi do i dali pronari kalasë së Gjirokastrës.

Ose janë prona të shtetit në shërbim të historisë. A ka përfitime për shkak të krahut politik apo marrëdhënieve me bashkinë e Tiranës. Është lajm i mirë. Për tu përgëzuar. Dhe zvarriten për shkak të volumit të dosjeve.'

Gazetarja shton më tej ndaj Beqaj ka patur përgjim jo vetëm prej telefonit por edhe ambiental, teksa ish ministri përdorte telefonin e shoferit për të komunikuar me bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulajn.

'Në disa raste përdorte telefonin e shoferit për bisedë me Ermal Kurtulaj. Ka patur jo vetëm përgjim telefonik por edhe ambiental. Gjatë kohës së hetimit ka vijuar të ishte në SASPAC, ndoshta nuk ka dyshuar që mund të ketë hetim tjetër, ndërkohë që ishte në hetim për sterilizim. Ky është një hetim krejt tjetër. Ka pasur një indicie. Pavarësisht se akuzohet për këto vepra penale, ka abuzime, ky ka qenë qëllimi që SPAK ka nisur. Ka qenë detajist. Dhe makinën që kishte, nuk ishte në emër të tij. Ka fshehur makinën në emër të Ermal Kurtulaj me të cilën vinte në SPAK. Është zbuluar nga gjoba e policisë rrugore.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?