Vijon ende debati tek Komisionin hetimor për Sterilizimin lidhur me kërkesën e Ilir Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Poëer Point, kërkesë e refuzuar nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi. Beqaj nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë, ndërsa deputetja socialiste Klodjana Spahiu tha se dëshmitari ka kërkesë kushtetuese.
Beqaj: Thashë dua të flas avokati.
Vokshi: Këtu nuk kemi ftuar avokat. Kemi ftuar shtetasin Ilir Beqaj. Avokati është për t’ju mbrojtur ju që të mos gaboheni.
Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale.
Vokshi: Jo nuk ju lejohet.
Spahiu: Dëshmitari është në të drejtën e tij që ti paraqisi me fjalë, me fotografi me video. Ne vazhdojmë e sorollatim njëri tjetrin. Nëse ju nuk keni frikë nga e vërteta. Të vazhdojmë siç e garanton kushtetuta. Do ju lexoj nenin 34 të rregullores.
Lajmi kryesor:
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë
G.K//ReportTv.al