Beqaj prej 8 orësh në SPAK, Kulluri: Socialistët të ndërgjegjshëm, iu nënshtruan hetimit! Burimi: Pse nuk preken të fortit? Nesturi: Drejtësia ka filluar të bëjë detyrën

9 Janar, 17:30| Përditesimi: 9 Janar, 17:54

  • Share

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që prej orës 9 të mëngjesit ndodhet në SPAK së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim.

Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ndalur te hetimi ndaj Beqajt por edhe te i zyrtarëve të tjerë, nënvizoi se më të ndërgjegjshëm janë treguar socialistët të cilët i janë nënshtruar hetimit. Të vetmit që sipas tij kanë refuzuar të zbatojnë vendimet e drejtësisë janë Sali Berisha dhe Arben Ahmetaj.

“Ne si PD e mbështesim SPAK. Për sa kohë Ahmetaj Beqaj... janë në hetim, pra disa zyrtarë të PS  janë nën hetim e gjykim nuk e kuptoj çfarë e lidh zotin Berisha me të gjithë këto personazhe. Socialistët të ndërgjegjshëm... Ahmetaj ndryshe nga Berisha ka vendosur të mos flasë nga ballkoni por nga telefoni. Berisha dhe Ahmetaj dy persona që kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e drejtësisë. Këta të dy bëjnë dhe luftë juridike dhe retorikë politike. Nuk e kuptpj si mund të ulen në një stol Berisha dhe Ahmetaj, për këtë duhet të japë përgjigje Berisha”, tha Kulluri.

Analisti Mentor Kikia i cilësoi hetimet ndaj Beqajt të vonuara.

“Hetimet ndaj Beqajt janë të vonuara. Prokuroria duhet të  kishte konsideruar marrjen e tij nën përgjegjësi penale më herët”.

“Drejtësia ka filluar të bëjë detyrën e saj", shtoi analisti Plator Nresturi.

Kritik me drejtësinë u shpreh analisti Genc Burimi.

“I shoh gjithmonë në mënyrë komplotistë konspiracioniste veprimet e drejtësisë. Mendoj se kjo drejtësi është e orientuar nga Uashingtoni dhe qeveria shqiptare. Ende kjo drejtësi s’më ka dhënë prova që është e fortë me të fortit. Kur kjo drejtësi të jetë e fortë me të fortit, të thërrasë Ramën për pyetje, atëherë do fitojë njëfarë respekti nga unë”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?