Zhaklin Lekatari

Beqare prej 10 vitesh, Zhaklin Lekatari gjen më në fund dashurinë: Ai ma bën jetën të lumtur

9 Gusht 2023, 07:53| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 07:54

  • Share

E ftuar në “Pushime On Top” ka qenë gazetarja Zhaklin Lekatari. E pyetur nga moderatorët, ajo ka pranuar për herë të parë publikisht, se është në një marrëdhënie dashurie.

Zhaklin Lekatari: “Këtë periudhë po shijoj verën dhe pushimet, detin, diellin…”

Eni Shehu: “Bashkë me një person të veçantë, apo jo?”

Zhaklin Lekatari: “Po…”

Eni Shehu: “Ti ke thënë më herët se ke qëndruar 10 vite pa krijuar një lidhje, a ishte ky person që të bëri të ndryshoje mendim?”

Zhaklin Lekatari: “Po, është e vërtetë, nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtur, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person…”

Lei Kraja: “Po plane për fejesë, dasmë…?”

Zhaklin Lekatari: “Jo, jo…”

Lei Kraja: “As për një beb…?”

Zhaklin Lekatari: “Unë nuk jam nga ato që bëj plane të mëdha. Për momentin jam e lumtur dhe gjërat janë mirë”

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 09/08/2023 08:38

    Shyqyr qe shpetove nga beqarisë,ishalla zbutesh

    Përgjigju
    • Ana: 10/08/2023 14:18

      Sa zbuten kafshet e egra zbutet kjo dhia e eger.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?