Dashi
Do keni debate te zjarrta gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkojë si e kishit menduar. Beqarët do kenë një ditë mjaft romantike dhe të mbushur me takime mbresëlënëse. Do iu duket vetja si në ëndërr. Financat do jenë shumë të stabilizuara për shkak se ju do tregoheni të arsyeshëm dhe largpamës.
Demi
Mos u mbyllni në vetvete sot pas çdo problemi që do keni në jetën tuaj në çift, por flisni hapur me partnerin dhe gjejuni një zgjidhje atyre që iu mundojnë. Beqarët do marrin deklarata të bukura dashurie dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Ne planin financiar fatmirësisht do keni fat dhe sukses.
Binjakët
Perspektivat për jetën në çift janë të mira sot, sidomos për ata që kanë shumë vite së bashku. Edhe jeta sentimentale e beqarëve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë të jenë të mbrojtura.
Gaforrja
Të dashuruarit do kenë një dite pozitive, por pa asgjë të jashtëzakonshme. E rëndësishme është që do ndihen mirë. Nëse jeni ende vetëm duhet te reflektoni me kujdes gjatë kësaj dite për atë qe doni me të vërtetë të bëni. Financat do jenë herë pas here problematike për shkak të disa shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.
Luani
Jeta në çift nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Do keni herë pas here debate të zjarrta dhe asnjeri prej jush nuk do tregohet i gatshëm të hapë rrugë. Beqarët mezi do presin të marrin propozime dhe do hidhen në krahët e të parit qe do iu dalë para syve. Në planin financiar problemi juaj nuk është të fitoni sa më shume para, por të dini si të mos shpenzoni pa limit.
Virgjëresha
Dashuria për çiftet nuk do ecë më së miri sot. Nuk do jeni aspak në humor edhe për të marrë vendime të rëndësishme. Beqarët do takojnë persona interesantë në dukje, por me të cilët nuk do mund të krijojnë dot një lidhje te qëndrueshme. Në planin financiar do jeni largpamës dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim pa parë njëherë gjendjen e financave.
Peshorja
Do njiheni me disa persona të rinj gjatë kësaj dite dhe kjo mund t’ua turbullojë paksa mendjen juve që jeni në një lidhje. Beqarët do jenë të pafat dhe nuk do arrijnë dot as sot te krijojnë një lidhje të qëndrueshme. Financat do i keni të mira. Rrini të qetë dhe mos u merrni me problemet e të tjerëve.
Akrepi
Ditë perfekte kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të pafundme kështu që duhet shfrytëzuar çdo minutë deri në maksimum. Beqarët do kenë goxha ftesa dhe propozime, por duhet të mendohen mirë para se të hedhin çdo hap. Në planin financiar do jeni mjaft të organizuar dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar.
Shigjetari
Saturni do jetë planeti që do influencojë jetën sentimentale të çifteve dhe mund të sjellë disa mosmarrëveshje. Kujdes sepse po e tepruat me kokëfortësinë situata mund të dalë jashtë kontrollit. Beqarëve do iu buzëqeshë fati gjatë kësaj dite. Përgatituni për emocione të mëdha. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen.
Bricjapi
Sa herë të kini debate dhe probleme në çift do preferoni të largoheni dhe të distancoheni sot. Në fakt kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqarët nuk do jenë me fat kështu që sado që ta kërkojnë princin e kaltër nuk do mund ta gjejnë dot. Në planin financiar do jeni me fat, por edhe do tregoheni shumë të kujdesshëm me shpenzimet.
Ujori
Nuk do besoni aspak tek partneri juaj sot dhe kjo mund të sjellë ndonjë debat me të. Nëse keni pasur probleme që më herët situata do vazhdojë të jetë e turbullt. Beqarët duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që do iu jepet për takime. Në planin financiar duhet shmangur çdo operacion i rrezikshëm.
Peshqit
Jeta në çift do jetë shumë e mirë dhe e mbushur me momente të këndshme sot. Partneri do mundohet në çdo moment t’ua bëjë qejfin. Beqarët nuk do realizojnë takimet që kanë ëndërruar dhe do mbeten sërish vetëm. Gjendja financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat.
Komente
