Horoskopi

Horoskopi

Beqarët do kenë shumë njohje të reja...horoskopi për sot

23 Maj, 07:03| Përditesimi: 23 Maj, 07:22

  • Share

Dashi

Jeta në çift do kalojë një ditë të trazuar sot. Tregohuni shumë të matur me gjithçka që do thoni sepse do keni probleme serioze. Beqarët ka shumë mundësi ta gjejnë më në fund atë që aq shumë kanë ëndërruar dhe të krijojnë një lidhje serioze. Në planin financiar do jeni të vendosur t’i zgjidhni sa më parë problemet dhe të mund të shpenzoni pak më tepër.

Demi

Do i jepni më shume prioritet se kurrë jetës suaj në çift sot dhe do mendoni t’i përgatisni edhe surpriza partnerit. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për të gjetur partnerin ideal sepse sot mundësitë nuk do jenë të mira. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe largpamësi.

Binjakët

Do dini të falni sot në jetën tuaj në çift dhe t’i pranoni gabimet që keni bërë. Marrëdhënia me partnerin do fillojë të ngrohet mjaft. Beqarët do kenë shumë njohje të reja, por asnjeri nuk do i bëjë t’ju rrahë zemra fort. Sektori i të ardhurave do kërkojë më shumë se kurrë vëmendjen tuaj.

Gaforrja

Ditë e ekuilibruar dhe pa debate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë prej jush do fillojnë të planifikojnë të ardhmen. Beqarët do i mendojnë gjërat më seriozisht dhe do mundohen të gjejnë se çfarë ju intereson me të vërtetë për jetën. Financat nuk do jenë shumë të mira. Mundohuni të ruani ekuilibrin.

Luani

Do jeni më tolerantë dhe me gazmorë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Do qëndroni më shumë kohë pranë tij dhe do keni diskutime të gjata. Beqarët do dashurohen çmendurisht pas një personi që kanë vetëm disa javë që e kanë njohur, por do ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat. Buxheti duhet menaxhuar me maturi dhe duhen shmangur sa më tepër investimet e mëdha.

Virgjëresha

Ditë e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nga ana tjetër beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, surpriza dhe propozime. Do ndihen mirë pranë dikujt i cili nëse ju do dëshironi mund të behet gjysma juaj. Financat do preken drejtpërdrejt nga Saturni. Priten ndryshime pozitive.

Peshorja

Jupiteri do e mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Ai do iu nxitë t’i shmangni debatet dhe mosmarrëveshjet dhe të tregoheni më të hapur me partnerin. Beqarët do kenë takime, por me personat që do njohin mund të nisin vetëm histori dashurie kalimtare asgjë më tepër sesa aq. Ne planin financiar duhet te bëni pak ekonomi dhe të mendoni për të ardhmen.

Akrepi

Në planin sentimental nuk do keni për çfarë të qaheni gjate kësaj dite. Komunikimi do jetë i ngrohtë dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo moment. Beqarët duhet të tregohen të disponueshëm ndaj çdo ftese që do iu bëhet sepse asnjëherë nuk i dihen çfarë ndodh. Në planin financiar do keni përmirësime të ndjeshme sa dhe vetë nuk do e besoni.

Shigjetari

Te gjithë planetët do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjnë jetën tuaj sentimentale edhe më të bukur. Do flisni qetësisht me atë që keni në krah dhe nuk do keni as debatin më të vogël. Beqarët nuk do ndalen derisa ta gjejnë personin të cilin e kanë ëndërruar aq shumë. Disa do kenë sukses e disa jo. Financat do jenë mjaft të qëndrueshme.

Bricjapi

Edhe vetë nuk do e kuptoni se çfarë do ju ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme nga të cilat do merrni kënaqësi pa fund. Beqarët do jenë pa fat dhe do ngelen sërish vetëm. Në sektorin financave do keni disa tronditje. Kujdes me shpenzimet në mënyrë që të mos keni vështirësi më të mëdha.

Ujori

Jeta në çift do ketë ndërlikime të shumta gjatë kësaj dite. Do tregoheni mjaft posesiv me partnerin dhe do debatoni ashpër me të. Beqarët do e humbin tërësisht kontrollin mbi veten pasi të njihen me dikë të jashtëzakonshëm. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë më në fund dhe do keni mundësi të kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Peshqit

Do e kuptoni më mirë partnerin dhe nga ana tjetër do i kuptoni edhe më mirë ndjenjat tuaja për të. Ka mundësi të merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë të ardhmen. Beqarët do lëvizin çdo gur për të gjetur personin e tyre ideal. Do kenë sukses. Në planin financiar duhet më parë të zgjidhni problemet urgjente e më pas të mendoni si ta rritni kapitalin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?