Dashi
Falë ndikimit të Neptunit edhe sot jeta juaj në çift do të rrethohet nga problemet dhe ndryshimet e humorit. Nga ana tjetër, mjedisi yjor parashikon një dite intesive për beqarët. Do jeni sensualë dhe sentimentalë. Ditë e përshtatshme për të kryer operacione financiare interesante.
Demi
Sentimentalizmat në çift do jenë të shumta por xhelozia do jetë më e madhe se zakonisht dhe rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha. Beqarët edhe vetëm me një shikim do tërheqin vëmendjen. Situata financiare nuk është e mirë.
Binjakët
Të frymëzuar nga Jupiteri, ju do e rregulloni sjelljen e kohëve të fundit vetëm e vetëm për të vendosur harmoninë në çift. Beqarët do kenë një ditë jashtëzakonisht romantike. Pritet një lidhje serioze dhe e bukur. Financat do jenë goxha të mira dhe do vazhdojnë të rriten nëse nuk shpenzoni me sy mbyllur.
Gaforrja
Në përgjithësi marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë sot. Mundohuni të jeni sa më objektivë që të mos keni asnjë mosmarrëveshje. Beqarët do shpenzojnë jashtezakonisht për veshje në mënyrë që të bien në sy. Fatkeqësisht mundi do iu ikë kot. Situata financiare nuk do ketë probleme të mëdha.
Luani
Një pjesë e çifteve do i besojnë më tepër partnerit dhe nuk do lejojnë tensionin të behet pjesë e tyre. Beqarët do vazhdojnë edhe sot të kenë këtë status. Nëse nuk hiqni turpin kjo situatë nuk do ndryshojë shpejt. Buxheti do jetë i stabilizuar por për çdo shpenzim mendohuni mirë para se ta bëni.
Virgjëresha
Çiftet duhet të përgatiten të shijojnë momente të mrekullueshme të cilat do jenë dhuratë nga yjet. Do e forconi më tepër besimin tek njeri-tjetri. Edhe beqarët do mund të kenë përvoja të këndshme të cilat shumë shpejt mund të kthehen në dashuri të vërteta. Fati do jetë në anën tuaj në planin financiar.
Peshorja
Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, nuk do tundoheni fare nga aventurat por do i kushtoni gjithë kohën e duhur atij që keni në krah. Beqarët do kenë flirte dhe emocione por ende nuk do gjejnë prinin e tyre të kaltër. Largoni sa të mundni dëshirën e shfrenuar për të bërë shpenzime në mënyrë që situata financiare mos ketë probleme.
Akrepi
Beqarë, Marsi do iu jap sot mundësi të shumta për të takuar personin e duhur. Qëndroni të vemendshëm dhe bëjini sytë katër. Pasioni do të rritet në jetën sentimentale të çifteve. Planetët do iu mbrojnë nga çdo problem. Në planin financiar nuk do ketë ndryshime të medha të situatës që është krijuar.
Shigjetari
Nën influencën e Merkurit dhe Neptunit do jeni shumë të qetë në jetën tuaj sentimentale por sharmi nuk do iu mungojë. Ju beqarë duhet të jeni më të rezervuar dhe të mos hapeni shumë me personat që sapo do takoni. Do e stabilizoni buxhetin dhe do ndiheni më mirë.
Bricjapi
Në parim kjo ditë do jetë e qetë për të dashuruarit. Gjithçka mund të shkoje në disfavorin tuaj po nuk u treguat të vëmendshëm. Sensualë dhe sharmantë, ju beqare do keni gjithçka për të bërë për vete atë që doni. Situatë e shkëlqyer financiare. Përfitoni sa të mundni!
Ujori
Jeta sentimentale e çifteve nuk do jetë shumë e qartë dhe do kenë keqkuptime të shumta me partnerin. Gjithsesi Urani do japë mbeshtetjen e tij në mënyrë që situata të qartësohet sa më shpejt. Beqarët duhet të tregohen më të hapur ndaj takimeve që të gjejnë dashurinë. Ka mundësi që të keni rritje të papritura të financave dhe situata të përmiresohet ndjeshëm.
Peshqit
Jeta juaj në çift mund të kalojë një ditë delikate sot, të mbushur me konflikte dhe debate. Mundohuni të qetësoni veten sepse situata mund të përkeqësohet. Një takim ka mundësi të vijë për beqarët. Tregoni maturi me financat dhe nuk do keni asnjë problem me to.
Komente
