Beqiri në ‘Repolitix’: Escobar tregoi se veprimet e Berishës ishin banditeske! Elezi: Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, lëvizje pa kokë! Topollaj: SHBA-të mbështesin kreun e PD

12 Janar 2022, 22:20| Përditesimi: 12 Janar 2022, 22:51

  • Share

Situata në Partisë Demokratike, protesta e dhunshme e 8 janarit dhe reagimi i SHBA-së pro Bashës dhe kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv.

Avokati Idajet Beqiri theksoi se deklarata e Escobar, tregon qartë se veprimet e Berishës dhe grupit të tij janë banditeske, veprime rruge dhe të papranueshme.

“Deklarata e Escobar tregon se veprimet e ish-kryeministrit janë veprime rruge dhe banditeske. Thotë të respektosh institucionin. Janë ndëshkuar ata që dalin në protesta, ata që marrin 100 euro. Nga protestat që u bënë nga të parat, ato të Bashës, katër i kisha unë që ishin caktuar me arrest. Më thanë që kishin marrë nga 100 euro pasi nuk kanë bukë në shtëpi. Nuk ndëshkohen ata që i hedhin në luftë.”-tha Beqiri.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, ndërsa e quajti një lëvizje pa kokë. Ndër të tjera Elezi theksoi se Kim nuk është e formatit për të kuptuar mirë situatën në Shqipëri ndërsa theksoi se lëvizja e Bashës për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i PD, është një lëvizje jashtë normave dhe i ka dhënë ‘oksigjen’ ish-kryeministrit.

“Duke marrë Bashën si personazh për të zgjidhur problemin Berisha, vetëm sa e forcojnë ish-kryeministrin. Ky njeri që ka staturën më jodemokratike, nuk e njeh fare, as normat e as rregullat. Ta marrësh këtë njeri të dobët politikisht për të zhbërë Berishën, është lëvizje pa kokë e ambasadores. Kjo ambasadore po dëmton imazhin e SHBA këtu në vendin tonë. Tre herë në shkallët e PD, do të më mbushë mendjen mua se ky vendos demokraci.”-tha Elezi.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Fabian Topollaj, është i mendimit se SHBA-të janë në krah të Lulzim Bashës në këtë betejë. Ai theksoi se nëse Berisha vazhdon luftën në PD, kësaj partie do t’i mbetet brenda vetëm sherri. Ndër të tjera Topollaj shtoi se nëse Berisha nuk krijon një parti tjetër, do t’i bëjë nderin më të madh Lulzim Bashës.

“SHBA-të e kanë shpallur ish-kryeministrin non grata duke marrë garancinë që Basha do e përjashtonte nga PD. Por nuk mjafton mbështetja e SHBA-ve. Nëse Berisha vazhdon lufën në PD, vetëm sherri do mbetet brenda kësaj partie. Kjo mbetet për tu provuar kur të vijnë zgjedhjet vetmë nëse Berisha sjell një entitet tjetër. Nëse nuk pranon të bëjë parti tjetër, i ka bërë nderin më të madh Lulzim Bashës. Ky i fundit është në pikën më të fundit të mbështetjes popullore.”-tha Topollaj.

SHBA i ka dhënë një tjetër shuplakë Sali Berishës duke dënuar përpjekjet e tij për të rimarrë me dhunë Partinë Demokratike. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

Çfarë ndodhi në 8 janar? E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?