Beqiri: Opozita po lufton me mullinjtë e erës! Mërtiri: Janë në aleancë me Ramën, por e kamuflojnë me dhunë! Toska: Nuk ka rrugëdalje veç revoltës

2 Tetor, 17:55| Përditesimi: 2 Tetor, 22:14

  • Share

Debate ditën e sotme në Studio Live me analistët Ergys Mërtiri dhe Almer Toska si dhe me avokatin Idajet Beqiri. Duke diskutuar për aksionin e opozitës në parlament me djegien e karrigeve dhe me protestën e paralajmëruar në datën 7 tetor, avokat Beqiri thekson për Arbër Hitajn se opozita nuk di se çfarë po kërkon.

'Problemi kanë zgjedhur rrugë të gabuar, e ashtuquajtur opozitë. Nuk është kjo opozita. Nuk ka opozitë të tillë. Sepse po luftojnë me mullinjtë e erës. Nuk dinë çfarë kërkojnë. Po të ketë një kazus të drejtë ja vlen ti dëgjosh dhe ti japësh drejtim punëve. Këtu ngrihen edhe kazus bëjnë dënimin e Salianjin. Nuk e ka dënuar parlamenti. Është çështje e pushtetit gjyqësor. Është bërë një hetim, është ngritur akuzë, u vërtetua, u dënua me 1 vit burg, Apeli la në fuqi vendimin. Kjo është çështje e Salianjit. Përzierja e grupit parlamentar, inkriminon grupi parlamentar.

Sepse nuk e ka bërë Salianji. Ajo që thuhet se e kanë përdorur mish për top, pasi kallëzimi i rremë është vepër penale. Qenka ekzekutori dhe tjetër kush e ka bërë këtë krim. Nuk e mbrojtën dot në gjyq, por të bësh skena të tilla për ti vënë flakën organit ligjvënës të shqiptarëve, kur për punë ditësh bëhen bisedimet për në BE. Gjithmonë kur ka pasur situata të rëndësishme kombi shqiptar, ka pasur zjarrvënie. E njëjta situatë në 97 kur u krijua UÇK. E njëjta situatë në 21 janar, me Gërdecin. Kazuse të paqena dhe arrin që djegin atë që është shenjtë.'

Mërtiri është i mendimit se PD bashkëpunon me Ramën, por e kamuflon me këtë revoltën që është falsifikim i betejës reale.

'Janë rikthime të skenave të vitit të kaluar. Opozita betohej për mosbindje civile që Rama po dridhej dhe qeveria do binte dhe në fund u katandis aksioni në 2 komisione që nuk i hyn në punë as dreqit. Kjo dëmton imazhin e opozitës. Nuk bën dot politikë me fakte dhe argumente por bën opozitë me pamje qesharake. Ky është vetëdëmtim i opozitës. Këto skena e dëmtojnë. Duhet kërkuar më thellë. Çfarë po ndodh me politikën shqiptare në kushtet kur vendin po shkon pa opozitë. A sjell ndonjë efekt kjo? Kjo është e stërprovuar që nuk sjell. Nuk janë naiv, kjo që bëjnë vetëm e ndihmon Ramën. Shfaqet si lider i arsyeshëm, tolerant. Pse e bëjnë? Nuk janë budallenj.

Kjo opozitë është në aleancë me Ramën, sepse i dha vulën, i ruajti mandatin. Opozita tha që arresti i shtëpisë është mungesë me justifikim. Bashkë bën faljen e të dënuarve nga SPAK. Bën një reformë. Ka një aleancë të dukshme. Opozitës i duhet të fshehë këtë aleancë, që duket sikur po i vë flakën vendit. Është falsifikim i betejës reale. Bën skena që e dëmtojnë. Është opozitë e paaftë. Ka një histori korruptive, të tashme përçarëse brenda vetes. I duhet të maskojë veten dhe të prodhoj beteja false. Dhe nuk lejon që këtë vakuum opozitar ta mbushi ndonjë parti tjetër.'

Almer Toska thotë se opozitës nuk i mbetet rrugë tjetër veç revolta përballë kësaj mazhorance që sipas tij është mbi çdo pushtet.

'E ka të pamundur opozita përveç revoltës që të gjejë rrugëdalje.

Në një opozitë e cila i kanë arrestuar në mënyrë të padrejtë një deputet, i del e drejta të bëjë reagim. E vetmja rrugë qeveria i lë revoltën. I kanë lënë të vetmin shteg. Kjo jep maksimumin e votave. Shteti despotik që nuk të lë të dalësh nga shtëpia, që ka braktisur fermerët. 4 mijë lek rritje pensionistëve. Populli do të dali në rrugë. Populli voton me bandat që dalin në rrugë.'

Ora 18:12
'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

1727884687_idajetbeqiri.jpg

Gazetari Almer Toska dhe avokati Idajet Beqiri debatuan ashpër në 'Studio Live' lidhur me aksionin e opozitës dhe protestën e ditës së hënë më datë 7.

Beqiri: Ngatërron 97, 21 janarin, grushtin e shtetin. Ti ngatërron 26 majin.

Toska:Sot realiteti në Shqipëri është i vështirë sepse keqqeveriset. Protesta është e vonuar, duhet të jetë sa më parë. Nëse këto përpjekje e çojnë opozitë në disfatë, por sot nuk ka tjetër veçse revoltë. Protestat e opozitës nuk janë kurrë të dhunshme. Maksimumi janë 4 apo 5 flakadanë. Të nxjerri frikën qytetarëve, pasi të vjen patronazhist të thotë të pashë në kafe me filanin.

Beqiri: E bëjnë kaq të egër që atë bërthamë që kanë ta forcojnë, dhe të sigurojnë vendin e deputetit. 30 mandate.  E keni të arrestuar me krime, e gjithë familja e inkriminuar 100% familja dhe e mbani akoma.

Toska: Ke ardhur nga Mallakastra këtu.

Beqiri: Kam ardhur në 74.

Toska: Po ke ardhur se ke qenë prokuror.

Beqiri: E ke gabim nuk kam qenë asnjë ditë.

Njeri nuk ju mbështet, ambasador nuk ju vjen gjëkundi.

Toska: Janë të korruptuar të blerë nga Rama.

Beqiri: Jeni në vete, të thuash që ambasadorët janë kapur nga Rama, ambasadorët e SHBA dhe Britanisë.

Toska: Ju jeni të çmendur

Beqiri: Saliu i largoi shqiptarët me të vrarët në 97, 3 mijë të vrarë. Që ta mbyll, këto protesta që shkatërron pasuritë e shqiptarëve, aty është djersa ime, gjaku im. Përderisa e djeg do shkosh në burg.

Toska: E ke parë ç’bëhet në Greqi?

Beqiri: Po Greqia nuk ka non grata.

Toska: Nxirre Saliun në terren dhe shihe.

Beqiri: E pamë, 11 herë keni humbur.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?