Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ka deklaruar se qeveria ka investuar mbi 200 milion dollarë për vaditje, për kullimin dhe argjinatura.
"Viti i ardhshëm do të duhet edhe ne të përshtatemi sepse nga njër anë projektet e mëdha që e ndihmojnë vendin do të jenë prezente. Po të marrim bujqësinë, investime të qenësishme janë mbi 200 milion dollarë për vaditje dhe për kullimin dhe argjinaturat. Megjithatë qëllimet në bujqësi nuk janë qëllim në vevete.
Vitin e ardhshëm përveç patates dhe qepës nuk do mbetet asgjë tjetër për tu hedhur në vendin tonë. Turizmi ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e ekonomisë në përmirësimin e bilancit ndërkombëtar. Ne kemi përmirësuar ndjeshëm, në rradhë të parë furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet në zonat bregdetare", tha Beqja.
Beqja është ndalur te shërbimet digjitale, për të cilat tha se jemi një nga vendet më të përparuara në rajon. Ai theksoi se atë që kemi arrit ne me shërbimet online nuk e ka arritur asnjë nga vendet e ballkanit.
"Ne shërbimet publike digjitale jemi një nga vendet më të përparuara në rajon. Shumë më mirë se Serbia dhe në ballkan. Atë që kemi arrit ne me shërbimet online se ka asnjë nga vendet e ballkanit dhe kjo u pa gjatë pandemisë, u pa se sa mirë ishin konceptuar dhe shumë lehtë, që pa asnjë pengesë njerëzit arritën të bjënë shumë gjëra.
Ka familje që koston e shërbimit se kanë të lehtë ta përballojnë, që të mos krijojnë edhe një barrierë të re në shoqëri dhe në ndarjen e grupeve", shtoi ai.