Fituesit e konkursit

Beqo, Sopiqoti dhe Zaganjori, shpallen tre fituesit e Konkursit 'Çesk Zadeja', vlerësohen dhe 5 kompozitorë të karrierës

23 Dhjetor 2022, 19:56| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 20:09

  • Share

Në kuadër të vitit jubilar "Çesk Zadeja", janë shpallur sot 3 fituesit e Konkursit të Kompozitorëve të Rinj që mban emrin e tij. Juria ndërkombëtare (Thoma Gaqi-Shqipëri; Pascal Pistone- Francë; Mircea Holiartoc- Rumani), nga 7 konkurretë ka përzgjedhur më të mirët, duke vlerësuar me çmim të parë Serxhio Beqon, ndërsa për vendin e dytë dhe të tretë u shpallën fitues Kris Sopiqoti dhe Jetmir Zaganjori.

Janë vlerësuar gjithashtu edhe pesë kompozitorë të karrierës si Ajet Çekiçi, Aleksandër Peçi, Endri Sina, Thoma Simaku dhe Vasil Tole  nga një komision ndërkombëtar i përbërë nga Valton Beqiri- Kompozitor, (Kosovë), Fatos Lumani- Kompozitor, (Maqedoni), Gëzim Gjekaj- Kompozitor, (Mali i Zi).

2022-shi u shpall viti jubilar "Çesk Zadeja" në përkujtim të 95 vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe 25 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?