Arrestohen 2 persona në Berat, vodhën farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore

11 Prill 2020, 11:06| Përditesimi: 11 Prill 2020, 11:18

  • Share

Dy persona u vunë në pranga nga policia në Berat, pasi kanë vjedhur në një farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore. Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe një sasi lënde narkotike kanabis, në banesën e njërit prej autorëve.

Në një operacion policor të koduar "Morava" u arrestuan B. P., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. K., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Moravë, Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata  janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në fshatin Moravë dhe në fshatin Lapardha, ku kanë vjedhur në disa farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore, në harkun kohor të dy muajve të fundit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e B. P. janë gjetur rreth 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një sasi e madhe ushqimesh dhe pesticide  bujqësore.

Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete në pronësi të autorëve të arrestuar. Ata do të hetohen nga Prokuroria e Beratit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ dhe “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?