Policia Berat

Kronikë

Berat, 4 persona nën hetim për lojëra fati të paligjshme, goditen 2 raste

28 Nëntor 2021, 09:26| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 09:28

  • Share

4 persona janë vënë nën hetim nga policia në Berat pasi akuzohen për lojëra fati online. Policia njofton se ka goditur 2 raste të ndryshme.

"Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.  Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit M.H., 44 vjeç dhe I.Sh., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit M.H, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi I.Sh. M.K., 59 vjeçe dhe F.D., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të shtetases M.K, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.D. Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit"

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?