Kronikë

Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)

17 Janar, 19:43| Përditesimi: 17 Janar, 22:18

  • Share

Berat- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 Janar) në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor Berat-Dimal, në Moravë. 

Shtetasi A. Tafa, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar Lavdie Gjata, 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). 

Për pasojë të plagëve të marra, 30-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj raportohet se nuk ka probleme për jetën.

“Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia vendore.

Kurse grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

A.Q/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?