BERAT – Gjykata e Beratit dha sot (17 qershor 2024) masën e sigurisë 'arrest me burg' për inspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Berat, Petref Kondin, pasi akuzohet për "Shperdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike".
Ai u arrestua në flagrancë teksa merrte rryshfet nga një qytetar në këmbim të mos vënies gjobë për objektin që kishte në ndërtim.
36 vjeçari në mënyrë të paligjshme ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallezuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente' thuhet në njoftimin e prokurorisë së Beratit
Kallëzuesi kishte bërë denoncimin dhe nga veprimet simuluese u dokumentua ngjarja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e parave.
Ndërkohë në njoftimin e policisë së këtij qyteti për arrestimin e Kondit informohet
"Nga hetimet e kryera është arritur të dokumentohen veprimet korruptive të punonjësit Petref Kondi, i cili duke keqpërdorur dhe shfrytëzuar atributet që i jep detyra ka ushtruar presion mbi një shtetas duke i shmangur gjobën kundrejt përfitimeve monetare.
Në seancën e sotme Prokurorja e Beratit Denisa Perdja kërkoi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Kondin. Ndërkohë mbrojtja pretendoi se kallëzuesi i veprës penale nuk ka në pronesi asnjë send te paluajtshem dhe nuk ka bërë asnjë kërkese për përfitim të lejes përkatëse pranë Bashkisë Berat
Pasi dëgjoi pretendimet Gjyqtarja e Beratit Ardiola Çela vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës arrest me burg.