Kronikë

Berat/ Bën parakalim të gabuar, mjeti humb kontrollin del nga rruga dhe më pas përmbyset, plagosen 3 persona (VIDEO)

31 Dhjetor 2024, 07:42| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 07:50

  • Share

Berat-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 dhjetor) në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur "Ura e Salillarit". Një automjet, tip Fuoristradë ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.

Forcat e policisë dhe zjarrëfikësit kanë nxjerrë nga mjeti 3 të rinjtë që udhëtonin së bashku.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë rrugore, për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?