Sociale

Berat/ Besimtarët ortodoks presin në mesnatë Ringjalljen e Krishtit, urojnë për paqe e begati në çdo familje shqiptare

20 Prill, 07:02| Përditesimi: 20 Prill, 07:35

  • Share

 

Për të gjithë besimtarët ortodoks në qytetin e Beratit, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”, e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për jetën. Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” nga Imzot Asti, i shoqëruar nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia.

Ceremonia e shenjtë e pashkëve u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për më shumë paqe e shëndet.

Mesha e ringjalljes s Krishtit u shoqërua me lutjet sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Më pas, besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj, dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.

Mesnata, që shënoi edhe ringjalljes e Krishtit, kulmoi në sheshin qendror të qytetit, jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”, ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar. Besimtarët ortodoksë beratas uruan të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë për më shumë paqe, begati e mirësi në çdo familje shqiptare.

“Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët, Krishti u ringjall. Kjo është ditë e bekuar për ne ortodoksit.”, u shpreh një besimtar.

“Sot është festë shumë e bukur, është ringjallja e Krishtit dhe me këtë uroj të gjithë besimtarët.”, uroi një tjetër.

“Uroj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë gëzuar Pashkët.”


Lajmi kryesor:

Krishti u Ngjall! Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin! Kryepeshkopi Joan e Arqipeshkvi Dodaj mesazhe shprese (VIDEO)


Xh.D/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?