Vitet e fundit prodhimi i ullinjve në zonën e Bilçës në Berat pësuar ka rënie krahasuar tre vite më parë kur njohu pikun e prodhimit. Agronomi Fitim Zaimi, njëherësh banor i zonës thotë se përpos thatësirës ka ndikuar mungesa e shërbimeve. Në fshat ka mbetur vetëm mosha e tretë që nuk mund të përballojë koston e prodhimit për shkak të rritjes së çmimit për plehrat kimikë dhe agregatet. Agronomi i bën thirrje qeverisë të rrisë subvencionet në mënyrë që të motivohen të rinjtë për t’iu kthyer kulturës së ullirit.
“Jepet vetëm nafta s’ka tjetër prandaj fermeri është tërhequr nga puna, po nuk pati të ardhura të kënaqshme nga ulliri nuk u bën zemra të punojnë. Ne na konkurrojnë prodhimet nga jashtë sepse ata subvencionohen. Duhet të merret për bazë prodhimi! Nëse prodhon për shembull 100 kuintal duhet të marrësh të paktën 2 ose 3 milion lekë (të vjetra) subvencione që të kompensojë një pjesë e shpenzimeve. Shteti duhet të kthejë sytë nga bujqësia nga fermeri ti ndihmoj nëpërmjet skemave të subvencionit nëpërmjet skemave tjera ndihmëse”, shprehet Fitim Zaimi agronom.
Ndërsa fermeri Kujtim Kërkuta tha për Report tv se aktualisht ullinjte e tavolinës shiten me 80 lek për kg, çmim ky që nuk justifikon koston e lartë të prodhimit.
“Tregtarët e kërkojnë me çmim 80 lek kg nuk justifikon harxhimin që ne bëjmë plehrat krasitjet krahun e punës janë rritur çmimet plehrave punimit spërkatjes nuk justifikon. Unë jam moshatar jam i vjetër nuk e vjel dot vet duhet krahu punës është në mungesë”, tha Kujtim Kërtusha, fermer
Vetëm fshati Bilçë në Berat llogarit mbi 2500 rrënjë ulliri por sipas fermerëve duhet shumë punë që të realizosh prodhim të mirë e të bollshëm.