ilir Meta

Berat Buzhala: 30 vjet kanë bërtit ‘hajnat në burg, hajnat në burg’, tani thonë Altin Dumani vegël e Ramës

25 Tetor, 13:43| Përditesimi: 25 Tetor, 13:45

  • Share

Vllaznit në Shqipëri janë fantastik. Që 30 vjet kane bërtitë "hajnat në burg, hajnat në burg", por kur prokuroria filloi me jau plotësu dëshirat, prapë nuk janë të kënaqun.

Gjysma po kërkojnë me i shti në burg Metën e Berishën, gjysma Edi Ramën e Erion Veliajn.

Altin Dumani, në anën tjetër, po thotë "avash djema, se në burg ka me pasë vend për krejt, ama mos lypni që qysh ditën e parë, me i zgjidhë problemet historike të Shqipërisë".

Kur kam qenë njëherë në emision te Grida Duma pata thanë, e po e përsëris: SPAK në Shqipëri është si Tribunali Special i Kosovës. Është një organizatë e krijume dhe e kontrollume prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kushdo që mendon që SHBA i ka investu qindra miliona euro në drejtesinë e Shqipërisë, që pastaj ajo drejtësi me ju dhanë dhuratë Edi Ramës, që ky me i luftu kundërshtarët e tij politik, është naiv.

Nëse duhet me u arrestu Edi Rama, atëherë koha më e mirë për me e arrestu atë, do të ishte koha kur opozita nuk kontrollohet prej një udhëheqësi që është në listë të zezë të SHBA-ve dhe i dyshuar për korrupsion.

Sa për krahasim: Hashim Thaçi është arrestu atëherë kur aleatët e Kosovës u siguruan që në Kosovë nuk do të ketë boshllëk politik. Prokuroria kudo në bote bën kapak edhe politikë. Ajo çfarë nuk bën politikë është gjykata.

Opozita në Shqipëri është një xhungël e vërtetë. Është nje kaos, pa bisht dhe pa krye. Meqë vet janë ashtu, kërkesa e tyre është që e gjithë Shqipëria të shndërrohet në xhungël.

Përvoja e jeme jetësore, si vrojtues deri dikund i vëmendshëm i zhvillimeve politike, më mëson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rajonin tonë, kurrë, asnjë lideri, nuk i kanë dhanë imunitet bllanko.

Për shkak të rrethanave politike dhe të sigurisë, kanë bo kalkulime ditore, por kurrë nuk i kanë investu milionat e tyre për me ia siguru pushtetin Hashim Thaçit, Gjukanovicit, Gruevskit, Edi Ramës ose kujtdo tjetër.

Mos e rreni publikun, Altin Dumani nuk është vegël e Edi Ramës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 26/10/2024 07:47

    dmth populli do presr sekuestrim pasurie te gjith ketyre (jo konfiskim) MADJE TE LISTES SE ME TE PASURVE SE SI E FAKTOJN CFARE KANE MARRE E KU I KANE CUAR APO MEKE IKAN NDAR. tufa tufa zerdeli

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/10/2024 01:37

    I investun miliardat e tyre në gropën e këtyne.

    Përgjigju
  • Keno: 25/10/2024 14:38

    Sa mire e flet shqipen o Berat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?