Adi Krasta

Berat Buzhala: Dy fjalë për Adi Krastën, je kthyer në servil të qeverisë dhe pushtetit në Kosovë

19 Gusht, 11:52| Përditesimi: 19 Gusht, 12:06

  • Share

Fakt është, unë e kam mbështet Adi Krastën, madje jo veç për zëvendësdrejtor, por edhe për drejtor të RTK-së.

Gjate kohës sa është në RTK e kemi ruajtur një komunikim civil dhe qytetar. Mirëpo, unë nuk kam thënë asnjëherë që po du me u martu me Adin, e as me u shumu me Adin.

Absolutisht ka dështuar në provim në mënyrën qysh e ka trajtuar rastin e Slobodna Bosnes. Nuk e kam ndërmend as me e fy e as me e ofendu, e as me i thanë që ka ardh nga Shqipëria në Kosove me na shit mend.

Adi Krasta qartazi e ka një afërsi johigjienike me pushtetin në Kosovë.

Unë jam tepër i lumtur dhe tepër krenar me shumicën dërrmuese të kolegeve të Kosovës. Me dorëheqjen, anëtaret e Bordit sot e dëshmuan një pjekuri profesionale. Besniku me kolegë të tjerë.

E lanë pushtetin veç me veglat e tij.

Pra, le të mbetet RTK si medium i veglave, i zgjatjeve, i pakurrizoreve, i servilëve.

Fatkeqësisht, për dëshpërimin tim të thellë, Adi Krasta tashme ia ka rezervuar vetes një vend në këtë galeri, në këtë llozhe.

Pas disa kohësh, edhe ai do ta sheh se çfarë gabimi ka bo. E ka shndërruar veten në servil të qeverisë dhe pushtetit.

Nuk e kam të qartë pse.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?