Ditët e fundit, në Berat janë shtuar rastet e fëmijëve të prekur nga virozat, por edhe e moshave më të rritura me çrregullime gastro-intestinale. Shkak luhatja e temperaturave.
***
Në Berat, çdo ditë 10 deri në 15 fëmijë shtrohen në repartin e pediatrisë me dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Ditët e fundit është vënë re një numër i shtuar i rasteve edhe me çrregullime gastro-intenstinale dhe intoksikacione, thotë shefi i këtij shërbimi, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.
“Ditët e fundit janë paraqitur raste me çrregullime gastro-intenstinale dhe ndryshe nga vitet e tjera, mund të themi se numri i rasteve të infeksioneve të aparatit gastro-intensinal ka pasur këtë vit rritje. Këto raste virale janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të nivelit të lartë të lagështirës në ajër dhe temperaturave të larta. Në Repartin e Infektivit ka pasur 2-3 raste çdo ditë me komplikacione”, ka thënë mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.
Moshat më të prekura nga kjo situatë viroze mbeten fëmijët nga 0-3 vjeç.
“Ecuria e fëmijëve të sëmurë ka qenë e mirë dhe pa komplikacione të rënda. Moshat më të prekura janë moshat nga 0-3 vjeç, kurse rastet me intoksikacione kanë prekur moshat më të larta”.
Këto raste virale janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të nivelit të lartë të lagështirës në ajër dhe temperaturave të larta gjatë muajit gusht.
Mjeku pediatër këshillon prindërit të kenë kujdes me mënyrën e të ushqyerit.
Tek fëmijët e prekur nga viroza të mos shtohen ushqime të reja dhe të përdoret i njëjti ujë kudo që janë.
Komente
