Kronikë

Berat/ Digjet një makinë në dalje të qytetit, shkak defekti në motor

27 Gusht 2024, 20:49| Përditesimi: 27 Gusht 2024, 20:55

  • Share

BERAT - Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje, në dalje të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në Kombinat. Automjeti drejtohej nga një grua, që sapo ka parë tymin që dilte nga pjesa e përparme e makinës, ka parkuar, ka dalë nga mjeti pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e shpejtë të zjarrit në mjet dhe shuarjen e tij.

Si pasojë e zjarrit u dogj e gjithë pjesa e përparme e makinës, përfshi këtu edhe motorin.

Burimet nga vendngjarja konfirmuan se shkak për zjarrin është bërë një defekt elektrik në motor.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?