Berat/Shoqërohen në polici pas protestës për rritjen e çmimeve dy Imamë, mbahen për më shumë se 5 orë: Na akuzojnë për terroristë të dyshimtë për shkak të postimeve në facebook

18 Mars 2022, 22:16| Përditesimi: 19 Mars 2022, 09:23

  • Share

Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora, si pjesëmarrës. Edhe pse shoqërimi i tyre fillimisht pas pjesëmarrjes së tyre në protestë, në fakt ishin vetë imamë që sqaruan se u pyetën edhe për dyshime se mund të merrnin pejsë në vepra terroriste. Pas më shumë se 5 orësh në polici, dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali thanë se ishin shoqëruar si terroristë të dyshimtë pas postimeve në facebook.  Gerald Kora tha se kishte bërë një postim se çfarë armësh duhet të ketë Shqipëria për t'u mbrojtur në rast luftë, ndërsa tjetri tha se kishte bërë një krahasim të vrasjes së fëmijëve nga Izraeli ndaj Palestinës dhe rusëve ndaj atyre të Ukrainës.

"Na akuzojnë për terroristë të dyshimtë, unë kam postuar në facebook se çfarë armësh i duhen kombit shqiptar në rast lufte dhe na thirrën si të dy dyshuar për pjesëmarrje në ndonjë organizmin terrorist. Ky postim është bërë më 6 mars dhe nga ana e policisë janë sjellë mirë", tha Gerald Kora

"Më shoqëruan për një postim që se si kriminelët rusë po vrasin fëmijët ukrainas njësoj si izraelitët po vrasin fëmijët palestinez", tha Iqmet Bilali

Lidhur me protestën dy imamët dhe aktivisti i shoqërisë civile pretendojnë se ata nuk ishin pjesë e protestuesve që bllokuan rrugën dhe as nuk u përplasën fizikisht me policinë. Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët mysliman, Isuf Braho dhe Edmond Shosha kanë deklaruar se shoqërimi i tyre është i paligjshëm dhe presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë.

"Janë shoqëruar në mënyrë të paligjshme. Kjo ndodhi fill pas protestës dhe këto janë mjete presioni kundër qytetarëve të lirë. Kanë gjetur si arsye një foto të Fationit të Facebook që bën thirrje për t'u ngritur. E çuditshme është që nëse do ishte vetëm foto e Fationit, pse u shoqëruan edhe dy Imamët? Ata morën fjalën në protestë. Kjo është një mjet presioni kundër qytetarëve pasi nesër ne do shkonim të merrnim pjesë në protestën që do organizohet nesër", tha Braho.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sosja: 19/03/2022 03:03

    Nderkohe qe keta beratsit tremben me police shefat barkderra ne Tirane gajasen andej nga Sofra e Ariut ze sa te zagare te mire jane kur behet fjale per "radikale". Ne cdore ka rene kjo pune vari hejbet.

    Përgjigju
  • Ilir: 18/03/2022 23:50

    Po ca aktivisti eshte ky Fationi mor legena,ky mjekrosh muti beri edhe para 3 vitesh rremuje te KZAZ dhe del ne cdo proteste te Saliut .Ky hale donte cuar ne Siri bashke me ata mjekroshat e tjere se atje e kane vendin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?