Kronikë

Berat, drejtonte makinën në gjendje të dehur, përplaset me 'Audin' nga Kosova/FOTO

9 Korrik 2018, 18:27| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 18:35

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur kthesa e Lapardhas.

Një makinë tip “Benz” me targa AA195RU me drejtues Arben Hoxha, 34 vejç ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër tip “Audi” A6 me targa RKS 04456GJ me drejtues një shtetas kosovar të quajtur Bedri Morina, 50 vjeç, banues në Kosovë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit “Benz” në gjendje të dehur ka drejtuar makinën. Pas përplasjes është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. 34 vjeçari ka marrë dëmtime të lehta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat blu për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të kryer procedurat e nevojshme.


(Makina e aksidentuar në Berat)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?