Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin

26 Nëntor, 15:43| Përditesimi: 26 Nëntor, 15:46

  • Share

Berat-Një 60 vjeçar nga Berati do hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.

“Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. O., 60 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?