Berat/ Fermerët po digjnin barërat, zjarri u del jashtë kontrollit! Pranë zonave të banuara

4 Korrik, 21:41| Përditesimi: 4 Korrik, 21:53

  • Share

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Remanicë, në Berat.

Zjarri i ndihmuar nga era ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë edhe drurë frutorë dhe ka rrezikuar banesa, pasi ishte shumë pranë zonave të banuara.

Kanë qënë vet banorët ata që kanë njoftuar repartin MZSH dhe kjo e fundit nisi grupin e gatshëm dhe dy automjete zjarrfikëse, ndërsa u bë e mundur shuarja plotësisht e tij.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e fermerëve, të cilët digjnin barërat përreth parcelave.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë shkaktarët e këtij zjarri.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?