Një zjarr i rënë nga pakujdesia e fermerëve ka djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi me shkurre e ferra në fshatin Sadovicë në Njësinë Administrative Sinjë në Berat.
Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj dhe duke djegur mbeturinat.
Papritur zjarri u ka dalë nga kontrolli dhe më pas kanë njoftuar zjarrfikësit. Pas njoftimit të marrë drejt zonës janë nisur 7 punonjës zjarrfikës 2 mjete zjarrfikëse dhe efektivë të policisë së shtetit.
Flakët janë lokalizuar shpejt duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.
Një zjarr ka rënë në fshatin Penkovë në Selenicë, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për të shuar flakët. Zjarri është aktiv prej rreth 1 orë dhe ka djegur sipërfaqe me kullota dhe bimësi.