Eshtra njeriu janë zbuluar ditën e sotme pranë varrezave të qytetit të Beratit. Sipas policisë, kanë qenë punonjësit e pastrimit ata që kanë zbuluar mbetjet kockore në një qese plastike.
Për pasojë është krijuar grupi hetimor që po merret me hetimin e çështjes, ndërsa mbetjet kockore janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Mes të tjerash, në njoftimin zyrtar të policisë së Beratit theksohet se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Policia e Beratit ka bërë me dije se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore. Ndërsa theksohet se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale
"Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale"-thuhet në njoftimin e policisë.
S eshte veper kriminale?! Mir qe u ngrejkan mqese plastike, tvdekurit, Se do lemerisnin qytetin!
Përgjigju