Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares është lojtari më i vlefshëm te Atalanta këtë sezon. Klubi bergamask po bën mirë në Champions League, ndërsa në tre ndeshje nuk ka pësuar gol dhe rrjedhimisht as humbje.
Të mërkurën italianët barazuan 0-0 në shtëpi kundër Celtic dhe Gjimshiti ishte ndër më të mirët në fushë, duke luajtur minutat e plota. Pas ndeshjes ai foli për mediet duke thënë se "çelësi" i ekipit është mbrojtja.
“Unë mendoj se shifra zero në kolonën e golave të pësuar nga ekipi ynë tregon shumë mbi repartin tonë dhe pikën e fortë të Atalantës. Edhe në ndeshjen kundër Celtic nuk e kishim të lehtë që të ruanim portën të paprekur.
Celtic është një ekip i shpejtë, i cili pret momentin për të goditur me kundërsulm. Si kolektiv kemi bërë një punë të mirë pasi kemi mbuluar zonat boshe”, tha Gjimshiti pas barazimit.
GJUMSHITI TE KETE TURP QE ANASHKALOI NDHESHJET E KOMBETARES <ME SEBEPIN SE ISHTE I VRARE>,DHE E LA EKIPIN TE HUMBTE THELLE NE CEKI, SE DO TE LUANTE ME ATALANTEN
Përgjigju