Berat Gjimshiti është futbollisti më i vlerësuar i muajit shkurt në Serie A. Ka qenë faqja e statistikave ‘Who Scored’ që e ka vlerësuar kapitenin e Kombëtares dhe mbrojtësin e Atalantës me notën 7.9, së bashku me Castellanos të Lazios.
Berati nuk ka menduar vetëm për të penguar kundërshtarët të realizojnë, por ka shënuar gol ndaj Torino dhe ka dhënë 2 asiste, me Veronën dhe Empolin. Në katër ndeshjet e luajtura në shkurt, Gjimshiti ka qenë ndër më të vlerësuarit në fushë dhe mesatarja e paraqitjeve ka bërë që të jetë më i miri i muajit.
24 ndeshje ka luajtur Gjimshiti këtë sezon me Atalantën, teksa ka kontribuar që bergamaskët të jenë në pozitën e tretë. Lajm i mirë ky edhe për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, kundër Anglisë në Londër më 21 mars dhe tre ditë më vonë në Tiranë kundër Andorrës.
Formacioni i muajit shkurt në Serie A, nga 'Who Scored'
Komente
