Atalanta luan këtë të mërkurë në orën 21:00 kundër Barcelonës në Champions League. Sfida zhvillohet në Katalonjë dhe italianët do kërkojnë një rezultat pozitiv, për të shpresuar që të jenë në fazën e 1/8 në mënyrë direkte dhe pa play-off.
Përpara ndeshjes për mediet foli mbrojtësi i bergamaskëve, Berat Gjimshiti.
“Është krenari të dish se kemi tre mijë tifozë nga Bergamo që na inkurajojnë, një mbështetje që nuk ka munguar kurrë dhe për të cilën ne jemi mirënjohës. Shpresojmë t'u japim atyre disa emocione”, tha mbrojtësi.
Gjimthiti tha se kundër Barçës është e vështirë, por jo e pamundur.
“Fryma është e njëjtë si kur luajmë kundër Comos. Ishte një rrugëtim i mirë në Champions League dhe ne jemi gati të tregojmë se meritojmë këtu ku jemi tani. Të gjithë e dimë cilësinë e Barcelonës dhe e dimë se ata shënojnë shumë gola. Ne gjithmonë mbrohemi dhe sulmojmë si ekip dhe së bashku duhet të kufizojmë lojtarët vendas. Nuk jemi keq as në fazën sulmuese: është e vështirë, por jo e pamundur”, vijon mbrojtësi shqiptar.
Kapiteni i Kombëtares largon presionin e pashmangshëm kur ke në fushë një ekip të madh.
“Është fusha që ka rëndësi, jo stadiumi. Ne nuk kemi luajtur kurrë në 'Bernabeu' as me Real Madridin, këtu nuk jemi në 'Camp Nou'. Vetëm portieri ynë mbron ose sulmon më pak se dhjetë të tjerët. Skuadra duhet të ndihet mirë në fushë dhe t'i bëjë mirë të dyja fazat”, tregoi Berati.
Kujtojmë se për momentin matematikisht vetëm Liverpool dhe Barcelona janë zyrtarisht në 1/8.