Berat Gjimshiti

Sport

Berat Gjimshiti lë pas dëmtimin

25 Prill, 15:34| Përditesimi: 25 Prill, 15:35

  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës ka lënë pas problemet dhe po rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fituar kundër Milanit.

Shtatëlarti vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi në këmbën e djathtë dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Atalanta do të luajë kundër Leçes. Shtyrja e duelit për të dielën, për shkak të vdekjes së fizioterapistit Graziano Fiorita, i lë mbrojtësit shqiptar edhe dy ditë për t’u rikthyer në grup.

Seanca e mëngjesit të së premtes dhe pasditja e së shtunës do të pasohen me një kontroll mëngjesin e ditës së ndeshjes. Ndërsa mbrojtësi kuqezi vazhdon të punojë në fushë, kolegu i tij, Stefan Posch nuk ka bërë ndonjë përparim dhe me siguri do të jetë sërish i disponueshëm në Monza të dielën më 4 maj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?