Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është rikthyer në aksion me Atalantën.
Gasperini ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi Berat Gjimshiti ka kaluar problemin në ijë të ndodhur gati dy javë më parë. Sipas medieve italiane Gjimshiti do të grumbullohet për ndeshjen e radhës të Atalantës, atë përballë Venecias.
Për shkak të dëmtimit të pësuar në 'Gelsenkirshen', Gjimshiti nuk u grumbullua me Kombëtaren kuqezi duke humbur takimet me Çekinë dhe Gjeorgjinë.
Kujtojmë se Berati shënoi në Champions League kundër Shakhtar Donetsk, duke u lënduar në të njëjtën ndeshje (2 tetor 2024).
QEKA <VRARE> VETEM PER NDESHJET E KOMBETARES ...TURP ATIJ DHE DELENXHILEREVE TE ATALANTES
Përgjigju