Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti s’ia del, Atalanta nuk e grumbullon! Në rrezik ndeshjet e tetorit me Kombëtaren

5 Tetor, 08:17| Përditesimi: 5 Tetor, 08:20

  • Share

Liga e Kombeve është kthyer në një makth për Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares shënoi në Champions League dhe u dëmtua pas pjesës së parë, teksa nuk është grumbulluar nga trajneri Gasperini për ndeshjen e sotme kundër Genoas në Serie A, e cila luhet në 18:00.

Lojtari ka pësuar një goditje në ije dhe tashmë do të jetë diskutimi mes stafeve mjekësore të klubit dhe atij të Kombëtares që do të përcaktojë nëse do të jetë në gjendje të japë apo jo kontributin e tij në ndeshjet e radhëse të kuqezinjve.

Prania e Gjimshitit në miqësoret e tetorit për Shqipërinë ishte në pikëpyetje pasi edhe Sylvinho kur publikoi emrat e të grumbulluarve pranoi se me mbrojtësin do të procedohej ndryshe, në bazë të rikuperimit.

Shqipëria luan kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në udhëtim më 11 dhe 14 tetor, teksa kujtojmë se edhe një muaj më parë Gjimshiti u dëmtua dhe u largua nga grumbullimi me kuqezinjtë.

Gjimshiti mungon për Atalantën

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?