Berat Gjimshiti kundër Arsenalit

Berat Gjimshiti titullar në Champions League kundër Arsenalit, nota për kapitenin e Kombëtares

20 Shtator, 10:35| Përditesimi: 20 Shtator, 10:46

  • Share

Champions League mbylli të enjten raundin e parë në formatin e ri të kompeticionit. Në Bergamo, Atalanta dhe Arsenal barazuan 0-0 në një përballje të kujdesshme, që në fund "fituese" pa frikën dhe portierin mik, Raya.

Këtë duel nga minuta e parë e nisi Berat Gjimshiti, që luajti gjithë takimin për italianët. I rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë për dhjetë ditë, Gjimshiti luajti një ndeshje të mirë në Champions, teksa edhe fundjavën e kaluar u aktivizua në kampionat.

Nota 7.0 për kapitenin e Kombëtares që është ndër më të vlerësuarit mes 22 futbollistëve në fushë. I fortë në luftën në ajër, i mirëvendosur dhe i aftë për të fituar duelet një kundër një, Berat tregoi edhe njëherë se përse është shtyllë e prapavijës dhe i besuari i Gasperinit.

Më i miri në fushë padyshim portieri i Arsenalit, David Raya. Gardiani bëri heroin në minutën e 51-të duke ndalur Reteguin në dy rastet e penalltisë. Goditja e sulmuesin u ndal nga portieri, ndërsa topi i kthyer u godit sërish nga sulmuesi, që pa sesi Raya 'fluturoi' në vijën fatale për ta larguar.

Notat e Atalanta 0-0 Arsenal sipas "Sofascore"

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?